Organizatat “Activism Roots” dhe “EC Ma Ndryshe” shënuan ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit shënohet çdo vit më 9 dhjetor, kjo ditë shërben si një kujtesë për secilin prej nesh që në mënyrë aktive të flasë dhe të luftojë kundër korrupsionit në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve. Organizata “Activism Roots” në bashkëpunim me organizatën “Ec Ma Ndryshe” kanë organizuar një aktivitet në qendër të qytetit të Gjakovës duke shpërndarë katrolina në pamje të kartëmonedhave dhe me shkrime ndërgjegjësuese.

Ideal Zhaveli nga organizata “Activism Roots” tregon se si e mirëpritën qytetarët e Gjakovës këtë aktivitet.

Theksojmë se Kombet e Bashkuara e kanë shpallur këtë ditë për të tërhequr vëmendjen ndaj nevojës për të miratuar një qëndrim kundër korrupsionit.

Read Previous

Kamberi: Nuk dorëzohemi para mediave të Vuçiqit

Read Next

​Gjeneral Jashari dekoron me medalje majorin amerikan Timothy J. Halbur