Organizata “Severna Brigada” kërcënoi Kurtin, Musliu: Kërcënimet përmes platformave sociale janë serioze

Organizata e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës “Severna Brigada” ka kërcënuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar njohësi i sigurisë, Agim Musliu.

Drejtori i institutit “Octopus” ka thënë se kërcënimet e përhapura përmes mediave sociale janë serioze.

“Kërcënimet e përhapura përmes mediave sociale janë serioze që nga Breivik! Sërish organizata terroriste e lidhur me Vuçiqin kërcënon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan ai. /Telegrafi/

Read Previous

ShBA-ja në NATO rithekson mbështetjen për Kosovën

Read Next

UNESCO rekomandon një kufi moshe për përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla