Organizata “Human” shënon ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit në Gjakovë

Organizata “Human” me seli në Pejë sot erdhi në Gjakovë me një projekt i cili është duke u zhvilluar në të gjithë rrafshin e Dukagjinit. Ky aktivitet është organizuar për nderë të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe ka për qëllim fuqimzimin e lidhjes në mes të shoqërisë civile dhe institucioneve publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

I pranishëm këtu ishte edhe kryetari Ardian Gjini i cili e vlerësoi ecurinë e projektit në fjalë.

Ndërkaq drejtori i organizatës “Human” shtoi se i gjithë projekti synon  rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e ligjit.

Të pranishëm në këtë takim pune ishin edhe zyrtarë të akterëve tjerë institucional nga arsimi,  gjyqësori  si dhe disa nxënës të gjimnazit “Hajdar Dushi” të cilët kishin përgatitur ese argumentuese  me temën e korrupsionit. Në fund u ndanë edhe tre çmimet e para për esenë më të mirë, vendi i tretë i takoi Jeton Berishës, i dyti Eldona Ramës, ndërkaq  vendi i parë ju nda nxënëses Time Kocit.

Read Previous

​Gucati – Prokurorisë: Mos na provokoni me dokumentacione

Read Next

KEDS: 10 milionë euro na kushtoi importi për muajin nëntor