Orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve interesante në çerekfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll, sot është dita e gjysmëfinaleve.

Përballja e parë pritet shumë interesante mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy rivalëve të basketbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, kurse Verdhezinjtë mundën Proton Cable Prizrenin 100:81.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Këto dy skuadra u ndeshën edhe në finale të “Play-off”-it, duke dhuruar spektakël të basketbollit në pesë ndeshje.

Katër skuadrat duan trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.

Ndeshjet zhvillohen në Prizren, aty ku po zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Finalja zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/

Orari

E hënë

17:00 Sigal Prishtina – Peja

20:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

Read Previous

Zbulime të reja arkeologjike në Hisar të Suharekës

Read Next

Greqi: Kapet banda e grabitësve, rol qëndror një shqiptar