Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitlerit është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.
Ora Huber, e cila i është shitur një ofertuesi anonim dhe ka inicialet AH të gdhendura në të.
Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin përpara shitjes në Alexander Historical Auctions në Maryland.
Megjithatë, shtëpia e ankandeve, e cila ka shitur relikeve naziste në të kaluarën, u tha mediave gjermane se qëllimi i saj ishte ruajtja e historisë.
Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve, gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj.
Katalogu i produkteve për orën thotë se mund t’i ishte dhënë si dhuratë ditëlindjeje liderit fashist në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë.
/A2news/