Opozita protestë përpara Bashkisë së Tiranës

Sërish protestë para bashkisë së Tiranës. Për herë të 7-të, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë Erion Veliaj.

Që në nisje janë raportuar incidente, teksa ata kanë hedhur tymuese e motolov drejt godinës. Por punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë.

Pjesë e kësaj proteste të organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” janë dhe eksponentë të opozitës.

Kjo lloj revolte nisi që pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë të dyshuar për korrupsion. Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, mes tyre në “arrest me burg” është dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashkinë e kryeqytetit, Taulant Tushe./tvklan.al

Read Previous

Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

Read Next

Në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku