Tre persona janë arrestuar të martën në operacionin policor të koduar me emrin “Freeshopi”. Një nga të arrestuarit është zyrtar policor, ka njoftuar Policia e Kosovës në një komunikatë për media të martën.
Sipas njoftimit, te të dyshuarit dhe gjatë kontrollit në trup dhe lokacionet e tyre janë gjetur sasi substancash narkotike me peshë 370 gramë, një peshore, tri thika dhe 4870 euro të gatshme.
Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës për procedura të mëtejme.
Të tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Koha.net