Operacion në qarkun Shkodër, asgjësohen 1790 bimë narkotike kanabis

Në qarkun Shkodër ka vijuar kontrolli në terren kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Në gjithë qarkun, janë asgjësuar mbi 1700 bimë kanabisi, dhe disa rrënjë, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e peronave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në Malësi të Madhe pak ditë më parë, Policia u përballë me një episod të rëndë, ku gjatë aksionit për goditjen e rasteve të kultivimit të drogës, persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri.

Njoftimi i Polcisë:

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, si dhe asgjësuan 736 bimë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel, dhe asgjësuan 867 bimë dhe 86 fidanë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë, dhe asgjësuan 62 bimë kanabis;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë, dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. /abcnews.al/

Read Previous

Nxënësit dhe studentët kërkojnë transport publik të sigurt

Read Next

Marina e Ukrainës thotë se ka shkatërruar tragetin rus në sulm