Operacion i policisë kundër terrorizmit, në pranga pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në një operacion anti-terror të zhvilluar nga policia dhe Prokuroria Themelore e Prishtunës.

Operacioni është zhvilluar në gjashtë lokacione, në Pejë, Gjilan dhe Prishtinë.

Personat e arrestuar “L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.”, dyshohet për veprat penale “‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe:

– tri revole,

– një armë automatike AK-47,

– një armë rekreative pneumatike,

pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ndalohen në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

/KlanKosova/

Read Previous

Nuk ka rënie të çmimeve të produkteve bazike në Kosovë, Skënderi: Bizneset të mos manipulojnë e Qeveria të shoh se nga po vjen kjo rritje

Read Next

Konjufca: Po e luftojmë pabarazinë gjinore