Nuk ka rënie të çmimeve të produkteve bazike në Kosovë, Skënderi: Bizneset të mos manipulojnë e Qeveria të shoh se nga po vjen kjo rritje

Pavarësisht rënies së çmimit të naftës në tregjet botërore dhe të produkteve bazike, në Kosovë kjo nuk po reflektohet.

Për profesorin e ekonomisë Nagip Skenderi, në vendin tonë vazhdon të ketë ngritje të çmimeve dhe se kjo po ndodh nga manipulimi që bizneset po bëjnë me situatën.

“Në Kosovë rënia e çmimeve të naftës është duke reflektuar pak, mirëpo jo në ato përmasa si në vendet botërore. Ndërsa, te disa produkte bazike kemi ngritje të çmimeve, produkte këto të cilat janë elementare për shportën e konsumatorit, sidomos ato që janë esenciale si buka, energjia elektrike, mielli, vaji, kripa, sheqeri e shumë të tjera”, tha për Telegrafin profesori Skënderi.

“Bizneset janë duke manipuluar me situatën. Manipulimi i tyre lidhet me atë se kinse në ato tregje kemi ngritje të çmimit, gjë që nuk është reale. Ata janë duke manipuluar nëpërmjet të ashtuquajturit zinxhir i furnizimit, se kinse kjo po ndikohet nga ato vende që importojnë produktet”, shton ai.

Ai thekson se ky është një inflacion abuziv.

“Nuk është një inflacion real, por se një inflacion abuziv. Duke manipuluar me situatën, tregtarët thirrën në emër të asaj se tregjet botërore janë në mungesë dhe se thirrën në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës”, thekson ai.

Profesori i UP-së kërkon që Qeveria e Kosovës, me instrumentet që i ka, të shoh se nga po vjen kjo rritje.

“Qeveria nëpërmjet instrumenteve që i kanë, nuk janë duke hulumtuar këto kontekste se nga po vijnë këto çmime, i cili nuk është real, e që e kemi një inflacion të kamufluar te këto kriza, e që janë duke u përballur me rritje”, kërkon Skënderi.

/Telegrafi/

Read Previous

Von Cramon: Është koha që Serbia të vendos mes Perëndimit dhe Rusisë

Read Next

Operacion i policisë kundër terrorizmit, në pranga pesë persona