Opera e Kosovës drejt funksionalizimit, por ende pa objekt

Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2021 ka marrë vendim të themeloj institucionin e Operës së Kosovës. Edhe kryeministri i Kosovës ka deklaruar gjithashtu se Opera e Kosovës do të jetë funksionale dhe e gatshme për shfaqje brenda vitit 2022. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të operës së Kosovës Meriton Ferizi na tregon më shumë detaje në lidhje me këtë qështje.

Ai tha që ndërtimi i një objekti i cili do të ishte në funksion të Operës kishte filluar por fatkeqësisht ai është anuluar edhe pas fillimit të punimeve për shkak të disa problemeve pronësore.

Ferizi gjithashtu ftoi të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e konkursit për realizimin e logos së operës, e cila do të përfaqësonte denjësisht këtë institucion. Logoja më e mirë do të ketë edhe një pagesë që sipas Ferizit do të jetë e arsyeshme.

Read Previous

Në veri as fatura, as rritje çmimesh

Read Next

Disney, Netflix, Apple: Kush po e fiton “luftën” e transmetimit?