Omicron, varianti i ri i koronavirusit

Në mesin e muajit nëntor në Afrikën e jugut u zbulua një variant i ri i koronavirusit, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e emërtoi Omikron. Infektologu kosovar Lul Raka ka dalë me rekomandime se si duhet luftuar ky variant i ri i koronavirusit. Raka në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se viruset sa më shumë që kanë mundësi të shumëzohen, aq më të mëdha do t’i kenë gjasat për të pësuar mutacione dhe për të krijuar variante të reja të tyre.
Si mënyra më e mirë për mbrojtjen ndaj këtij virusi profesionistët shëndetësor vazhdojnë të rekomandojnë vaksinimin, të njëjtin rekoandim e ka edhe infektologu nga Gjakova Shahin Roka.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar tanimë rrezikun që del nga variant i ri si ‘’shumë të lartë’’. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH,  e cila njërit u bënë thirrje vendeve që të sigurojnë që planet për parandalimin e virusit të jenë në fuqi.

Read Previous

Mehaj pret në takim ish-kreun e FSK-së, e cilëson të rëndësishme eksperiencën e tij për detyrën e re

Read Next

Rriten çmimet e naftës para Samitit të OPEC-ut