Oliver Kahn shtang gjermanët: “Uroj që Bayern të mos e fitojë më kampionatin”

Creator: Steffen Prößdorf | Credit: Steffen Prößdorf Copyright: Steffen Prößdorf

“Uroj që Bayern të mos dominojë më kampionatin gjerman. Nuk do të më shqetësonte nëse nuk e fiton titullin edhe këtë sezon. Kjo do t’i bënte mirë futbollit tonë, edhe pse padyshim jam tifoz i ish-skuadrës sime.”

Kjo deklaratë e legjendës së futbollit gjerman, Oliver Kahn, ka tronditur botën e futbollit, veçanërisht tifozerinë gjermane. Sipas tij, dominimi i Bayern-it i bën dëm kampionatit vendës kur fitohet shumë herë radhazi.

“Nëse e fiton titullin 8 apo 10 herë radhazi, kjo është mirë për ty, por jo për kampionatin. Shpresoj të më kuptoni. Kur isha drejtues në Mynih, nuk e kisha këtë shqetësim, sepse doja vetëm të fitoja.”

“Gjithsesi, duhet të ketë një baraspeshë. Futbolli ka nivele, patjetër, kështu që jo të gjitha fajet për mungesën e rivalitetit i ka Bayern. Kërkoni shkakun diku tjetër,” ka deklaruar Kahn.

“Mendoj se kur një skuadër dominon shumë, kampionati shkon drejt absurdit. Gjithmonë nevojitet gara, sidomos në javët e fundit. Për këtë arsye njerëzit ndjekin futbollin.” /Telesport.al/

Read Previous

Cila do jetë skema e Shqipërisë kundër Ukrainës? Kjo është përgjigjja e Sylvinho

Read Next

Elshani: Situata në kufirin verior të Kosovës mbetet e qetë