uventus ka nevojë për një sulmues sezonin e ardhshëm dhe e ka gjetur tashmë një emër ekspert.
Sipas Todofichajes.com, bëhet fjalë për Oliver Giroud në skadencë kontrate me Chelsea. Francezi duket gati për një eksperiencë të re dhe nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.
Giroud ka disa oferta, ndër të cilat edhe Lazio por bardhezinjtë janë ata që i ofrojnë projektin më tundues.
Rinovimi i ekipit vazhdon por sic e ka pohuar edhe vetë Pirlo, lojtarët ekspertë janë gjithashtu të nevojshëm për të krijuar amalgamën e duhur në ekip.
Flitet se afrimet do të jenë të shumta edhe në sulm duke qënë se asnjëri prej sulmeusve aktualë nuk e ka vendin e sigurtë sezonin e ardhshëm./rrjetasportive/