OKB thirrje Izraelit: Mbroni palestinezët në Bregun Perëndimor

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha të premten se Izraeli duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur palestinezët në Bregun Perëndimor

“Ata janë të ekspozuar ndaj gjithnjë e më shumë dhunës pasi konflikti me Hamasin shpërtheu muajin e kaluar,” tha Volker Turk.

Siç theksoi Turk, të paktën 176 palestinezë, duke përfshirë 43 fëmijë dhe një grua, janë vrarë në incidentet që përfshijnë forcat izraelite të sigurisë që nga fillimi i tetorit.

Dhe të paktën tetë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite. Para fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, ishte tashmë viti më vdekjeprurës i regjistruar për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, me rreth 200 të vdekur.

“Është detyrë e Izraelit të sigurojë që të gjitha incidentet e dhunës të hetohen menjëherë dhe në mënyrë efektive,” theksoi Turk. /abcnews.al/

Read Previous

Sinani: Raporti i BE-së konfirmon se Serbia po i shkel të drejtat në Luginë

Read Next

ShSKUK: Kemi kryer 25% operacione më shumë në vitin 2023 në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale