OKB: Sulmet ndaj infrastrukturës në Ukrainë do të përkeqësojnë situatën humanitare

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka folur për situatën që është krijuar në Ukrainë për shkak të Rusisë.

Ai ka theksuar se sulmet e mëtejshme në infrastrukturën e Ukrainës mund të çojnë në një përkeqësim serioz të situatës humanitare, si edhe të shkaktojë zhvendosje të mëtejshme të popullatës.

“Sulmet e ardhshme mund të çojnë në një përkeqësim të mëtejshëm të situatës humanitare si edhe të shkaktojnë largimin e popullatës”, tha ai gjatë fjalës së mbajtur para Këshillit të OKB.

/abcnews.al

Read Previous

Strategjia e re italiane për Ballkanin Perëndimor, pse i intereson rajoni?

Read Next

BE nuk arrin marrëveshje, nuk ka paketë të nëntë të sanksioneve për Rusinë