Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka njoftuar se rreth 4.019.287 qytetarë janë larguar nga Ukraina që prej fillimit të luftës në Ukrainë, 24 shkurt.
Prej tyre, 2.3 milionë kanë mbërritur në Poloni, me vullnetarët në terren që thonë se fluksi i refugjatëve është ngadalësuar në ditët e fundit, shkruan skynews.
Ndërkohë rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës për një strehë më të sigurt.
Zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë
Forcat ruse kanë sulmuar në orët e para të mëngjesit, një tjetër qytet të Ukrainës, Lysychansk, sipas skynews. “Janë dëmtuar shumë ndërtesa, ndërkohë ende nuk ka të raportuar për viktima,” tha guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai. “Shumë ndërtesa të tjera janë shkatërruar. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur në rrënoja.”
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se njësitë ruse po detyrohen të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u riorganizuar dhe rifurnizuar dhe paralajmëroi se reduktimi i forcave në terren mund të nënkuptojë më shumë sulme raketore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e së martës, në të cilat, Rusia tha se do të zvogëlonte operacionet pranë Kievit dhe Chernihiv -treguan disa shenja pozitive, por ato nuk i ndalën shpërthimet e predhave ruse.
Premtimi rus është pritur me skepticizëm nga shumë njerëz, me presidentin e SHBA-së Joe Biden që tha se ai nuk po e lexonte atë derisa të shihte se cilat janë veprimet e tyre dhe liderët evropianë i bëjnë thirrje Perëndimit të mos heqë rojet.
/abcnews.al/