OKB-ja në Kosovë mohon raportimet për ndërprerje të kontakteve me Qeverinë Kurti

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar ndaj disa raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.

Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar raportimet e tilla, duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.

“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe mbrëmë në Klan Kosova u raportua se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit./Telegrafi/

Read Previous

“E vërteta që më çliroi” – Ramadan Nishori rrëfen si e fitoi betejën me heshtjen dhe traumën

Read Next

Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet