OKB: Fëmijët në Gazë po përballen me kushte të tmerrshme

Fëmijët në Gazë po vuajnë nga “kushtet e tmerrshme” dhe territori i përfshirë nga lufta vazhdon të jetë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët. Kështu deklaroi zëvendësshefi i agjencisë për fëmijët i Kombeve të Bashkuara.

Ted Chaiban, pas përfundimit të vizitës treditore në Gazë, tha se që nga vizita e tij paraprake në këtë territor dy muaj më parë “situata ka shkuar nga katastrofike në buzë kolapsit”, shkruan REL.

Nëse vazhdon ky trend i përkeqësimit të kushteve, “ne mund të shohim vdekje si pasojë e konfliktit pa dallim të shoqëruara me vdekje për shkak të sëmundjeve dhe urisë”, tha përmes një deklarate zëvendësshefi i UNICEF-it.

Chaiban tha se të martën ishte takuar me një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Sama, në spitalin al-Nasser në Han Junis. Ajo po luante me miqtë e saj kur një copëz e predhës e goditi në stomak, duke bërë që ajo të humbte shpretkën. Tani, tha ai, sistemi i saj imunitar është komprometuar “në një zonë lufte të mbushur me sëmundje dhe infeksione”.

/abcnews/

Read Previous

Shefi i OSBE-së me Krasniqin: Diskutuam për zbatimin e ligjit dhe udhëzimin administrativ për kryetarët veriorë

Read Next

Policia e Kosovës pranon donacion vetura dhe pajisje teknologjike nga Gjermania