Disa organizata jo qeveritare që zhvillojnë aktivitetet e tyre në komunën e Gjakovës kanë dalë me një reagim publik, pas mbledhjes së fundit të mbajtur në asamblenë komunale. Ato kanë kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve e specifikisht të përfaqësuesit të shoqërisë civile në komisionin për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës publike.
Sipas Zhavelit ata do të reagojnë edhe tek Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe po ashtu do të kërkojnë që kjo qështje të kthehet në rivotim.
Disa nga organizatat që kërkojnë të ftohen nga kuvendi komunal i Gjakovës dhe të jenë pjesë e konsultimeve rreth themelimit të komisioneve përkatëse janë Activism Roots, Femrat Aktive të Gjakovës, Medica Gjakova, Rrjeti Qeliza, SHEPF-Gjakovë, dhe Shtëpia e Sigurt-Gjakovë.
Ne kemi dërguar e-mail në zyrën e informimit të komunës së Gjakovës, për të marrë informacionin se cilat organizata janë konsultuar gjatë përzgjedhjes së këtyre komisioneve por deri në momentin që po transmetohet kronika nuk kemi marrë asnjë përgjigje.