Oficerët gjejnë qese me marihuanë pas ​kontrolleve në burgun e Dubravës

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të shëtitores në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kanë gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Kontrolli është bërë më 07 nëntor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Po në këtë qendër, gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Në tualetet e pavijonit të njëjtë, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./kp

Read Previous

Muri i Berlinit: Drejtësi për viktimën pas gjysmë shekulli

Read Next

Media spanjolle: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse