OEK kërkon pezullim të vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që në emër të interesit publik dhe bazuar në kompetencat e tij ligjore e kushtetuese, të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRrE-së për një periudhë kohore prej të paktën një viti.

Sipas OEK-ut, kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit.

“Një rritje e tillë do të ndikonte negativisht në konkurrueshmërinë e bizneseve në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, duke ulur gjithashtu standardin jetësor të qytetarëve”, njofton OEK.

Read Previous

Vdes një nga spiunët më të rëndësishëm rus të Luftës së Ftohtë

Read Next

Platforma “X” pezullon llogaritë e opozitës në Turqi mes tensioneve