Oda e Avokatëve të Kosovës gjobitet për mohim të qasjes në dokumente publike

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për mos zbatim të vendimit të AIP-së, i cili ka obliguar këtë institucion të ofrojë qasje në dokumente publike, sipas kërkesës së palës, në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të AIP-së.

“Vlen të theksohet se ky është vendimi  i parë për shqiptimin e gjobës, ndaj një institucioni, për arsye të mos zbatimit të vendimeve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në njoftim. 

/Telegrafi/

Read Previous

1,567 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Read Next

Kryeministri Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut