OBSH: Të paktën një në katër të lënduar në Gaza do të kenë nevojë për rehabilitim gjatë gjithë jetës

(Image: VOA)

Në Gaza, të paktën një e katërta e të plagosurve në konfliktin me Izraelin pësuan lëndime që ndryshojnë jetën që kërkojnë rehabilitim tani dhe në vitet në vijim.

Bëhet fjalë për mbi 22 mijë persona, mes të cilëve mijëra gra e fëmijë, të cilët kanë pësuar kryesisht dëmtime të rënda në gjymtyrë (13-17 mijë pacientë) ose amputime (3-4 mijë), por edhe dëmtime të palcës kurrizore, trauma të trurit dhe djegie të rënda.

Kjo është bërë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila ka bërë një analizë mbi këtë temë.

“Rritja e jashtëzakonshme e nevojave për rehabilitim vjen paralelisht me shkatërrimin e vazhdueshëm të sistemit shëndetësor”, thotë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze.

“Pacientët nuk mund të marrin kujdesin që u nevojitet. Shërbimet e rehabilitimit akut janë ndërprerë seriozisht dhe kujdesi specialistik për dëmtimet komplekse nuk është i disponueshëm, gjë që vë në rrezik jetën e pacientëve. Duhet urgjentisht mbështetje e menjëhershme dhe në afat të gjatë për të adresuar problemin.”, tha ai. /abcnews.al

Read Previous

Sa po përdoren dollapët në shkolla?

Read Next

VIDEO/ Jon Bon Jovi i shpëton jetën një gruaje duke e bindur që të mos hidhet nga ura