OBSH: Popullsia e Gazës po vdes nga uria

Popullsia e Gazës “po vdes nga uria”, tha sot një zyrtar i lartë i OBSH-së, ndërsa vendet kryesore donatore njoftuan pezullimin e ndihmës për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë.

“Dhe nëse kombinoni mungesën e ushqimit me mbipopullimin, si dhe të ftohtin dhe mungesën e strehimit, keni kushtet perfekte për një epidemi masive te fëmijët, tha drejtori i programit të menaxhimit të emergjencave shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Deri më sot, më shumë se 100,000 banorë në Gaza ose janë vrarë ose janë plagosur ose janë zhdukur,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp.

“Rreziku i urisë është i lartë dhe intensifikohet çdo ditë,” tha ai ndërsa operacionet e ndihmës civile të UNRWA janë nën kërcënim pas akuzave izraelite. Disa vende donatore, duke përfshirë SHBA-në, pezulluan financimin e tyre për UNRWA.

Sipas Tedros, kjo do të ketë “pasoja katastrofike për popullsinë në Gaza”

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë u akuzua nga ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për “bashkëpunim të fshehtë” me Hamasin, duke thënë se OBSH kishte “zgjedhur të shpërfillte” provat që tregonin. /abcnews.al

Read Previous

Çfarë dihet për qendrën serbe që kamuflohej si OJQ?

Read Next

Vendimi i BQK-së, Serwer: SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta lejojnë një shtet sovran që t’i zbatojë ligjet e saj