OBSH: Mutacioni indian u identifikua në 44 vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) njoftoi sot se mutacioni i koronavirusit, i cili është konstatuar fillimisht në Indi, tashmë është identifikuar edhe në 44 vende të tjera të botës.

Përveç Indisë, numri më i lartë i infeksioneve nga varianti B.1.617 është zbuluar në Britani.

Ky ndryshim u përshkrua këtë javë nga OBSH si një “shqetësim global” dhe konsiderohet si një nga arsyet, që shpjegon shpërthimin e rasteve në Indi, shpërthimi më i keq i pandemisë në botë për momentin, shkruajnë mediet e huaja. 

Sipas shifrave zyrtare, rreth 4,000 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të COVID-19 në Indi, ku numri i të vdekurve nga pandemia tani do të kalojë 250,000 ./TopChannel

Read Previous

Pse Gaza është e “mjegulluar” në Google Maps?

Read Next

Si të shkarkoni dhe të shihni të gjithë informacionin që smartphone ka grumbulluar për ju