OBSH: Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshëm të COVID-19

“Është shumë e mundshme që të zhvillohen variante të reja më të rrezikshme të COVID-19”.

Ekspertët e OBSH-së kanë dhënë alarmin në konferencën e zakonshme nga Gjeneva për koronavirusin.

Komiteti i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se variante të reja të COVID-19 mund të përhapen në të gjithë botën duke e bërë edhe më të vështirë ndalimin e pandemisë.

 “Nuk ka mbaruar aspak”, thanë ekspertët e agjencisë së Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar “probabilitetin e fortë që të shfaqen variante të reja dhe ndoshta më të rrezikshme që mund të jenë edhe më të vështira për t’u kontrolluar”./GazetaSinjali

Read Previous

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka reaguar për helmimet e qytetarëve në Deçan

Read Next

​Largohen mjetet shpërthyese në një pjesë të Gjakovës