OBSH konfirmon rastin e parë të vdekjes nga gripi i shpendëve H5N2

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon rastin e parë të vdekjes nga gripi i shpendëve H5N2 e cila tha se 59-vjeçari meksikan kishte ethe, gulçim, të përziera dhe diarre. Ai kishte vdekur më 24 prill.

Ky është rasti i parë i konfirmuar në njerëz i këtij nëntipi të gripit të shpendëve në botë – dhe infeksioni i parë H5 i raportuar në Meksikë.

Viktima nuk kishte histori ekspozimi ndaj shpendëve apo kafshëve, tha OBSH.

Para se të konfirmohej rasti H5N2, ishte e paqartë nëse ky virus mund të infektonte njerëzit. Viruset e gripit të shpendëve në përgjithësi nuk infektojnë njerëzit – por ka raste të rralla të tij./21Media

Read Previous

Policia paralajmëron një mashtrim të ri që bëhet në Zvicër

Read Next

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh