Objektit të instucionit parashkollor Ganimete Tërbeshi në Orize të Gjakovës sot iu shtua edhe një aneks, i cili kap shifrën e investimit rreth 52 mijë euro. Kështu tha kryetari në detyrë Ardian Gjini.
Ky kopsht është ndërtuar sipas standarteve europiane dhe shumë shpejt do të fillohet edhe me inventarizim poashtu edhe do të rrisë kapacitetet e fëmijëve edhe të stafit të edukatoreve, potencon për televizionin Syri drejtori i arsimit, Gjevalin Nikollbibaj.
Drejtoresha e Institucionit parashkollor, Arta Stavileci tha se ky objekt i përmbush vetem një të treten e kërkesave të prindërve për regjistrimin e fëmijëve në këto kopshte.
Edhe dy kopshte të reja pritet shumë shpejt të finalizohen në komunën tonë u tha ndër të tjera sot nga zyrtarët komunal.