Objekti i ri i komunes së Gjakovës ka rreth 3 vite që ka filluar të renovohet mirpo ky projekt ende nuk ka arritur të finalizohet. Kjo e gjitha për shkak që struktura e objektit të mëparshëm është parashikur të mos rrënohet por pas disa analizave të ekspertëve të fushës kjo strukturë ka qenë tejet e vjetruar, kështu ka thënë për televizionin Syri kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. https://www.syri-vision.tv/
Projekti është financuar nga bashkimi evropian në bashkëpunim me komunën e Gjakovës. Ndërsa mjetet e ndara nga qeveria e Kosovës për pajisjet e nevojshme këtu janë anuluar por kryetari Gjini tha që kjo nuk paraqet problem pasi që të hyrat në komunën tonë janë rritur dhe që finalizimi do të bëhet nga vetë komuna e Gjakovës. https://www.syri-vision.tv/
Ky projekt është paraparë të ndërtohet sipas standardeve evorpiane. Finalizimi i tij do të lehtësoj punën dhe qasjen e qytetarëve sepse të gjitha shërbimet dhe drejtoritë do të jenë në një vend.https://www.syri-vision.tv/