KRU “Gjakova” për të 8-tin vit me radhë kompania më e suksesshme në regjion

Nuk është viti i parë por janë plotë 8 vjet që Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” po del të jetë më e suksesshmja. Ky vlerësim u bë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave, bazuar në Raportin Vjetor të Përformancës për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit në Kosovë-2020. Puna dhe angazhimi i gjithë atyre që kontribuojnë në këtë kompani na bënë që të jemi të parët tha zëdhënësja e kësaj kompanie Dafina Syla – Dina duke shtuar se gjithmonë do të jemi në shërbim të konsumatorëve.

Me këtë rast ajo falënderoi edhe konsumatorët për kryerjen e obligimeve.

Ky sukses për Kompaninë KRU”Gjakova”, konsiderohet si një motiv shtesë për angazhimin maksimal në realizimin  e shumë projekteve madhore që na presin ka shtuar tutje Syla Dina.

Read Previous

Objekti i ri i komunës është drejt finalizimit

Read Next

Letërsia shqipe ndër vite