Nxirret trupi i pajetë i kroates që humbi jetën në Majën e Jezercës, ende të bllokuar turistë të tjerë

Një turiste kroate u gjet e pajetë pasi kishte rrëshqitur nga ‘Maja e Jezercës’ këtë të shtunë.

Trupi i 43-vjeçares u nxor pas disa orë kërkimesh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter.

Ndërkohë, sipas policisë të bllokuar janë ende turistë të tjerë.

“Grupi i aplinistëve kroat ishin ngjitur nga Malit të Zi për të mbërritur në vendin e quajtur ‘Maja e Jezerces’. Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43-vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën”, thuhet në njoftim të policisë shqiptare.

Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur shpëtimin e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar. /Telegrafi/

Read Previous

Metsola: BE-ja duhet të reformohet përpara zgjerimit

Read Next

Ujë Rugove bëhet uji zyrtar i të gjitha aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor