Olsa Domi, Gresa Hasani dhe Albi Macula janë disa nga nxënësit që kanë triumfuar në Garat e XII-ta Republikane të Fizikantëve të Rinj në nivel komual. Ata shprehen të kënaqur me rezultatin e arrirë. Me qëllim që në këtë proces të kenë një prezantim sa më dinjitoz nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” kanë punuar intensivisht.
Edhe nxënësja e shkollës “Mehmet Akif”, Fiona Meqa ka arritur te ketë rezultate maksimale, duke u radhitur në vendin e parë.
Ergen Himaj, Fiona Meqa, Olsa Domi, Gresa Hasani dhe Albi Macula janë vetëm disa prej emrave që do të marrin pjesë në garat republikane të fizikantëve të rinj që do të mbahen këtë të diel.