Janë duke u bërë përgatitjet për mbajtjen e Olimpiadës së XIV matematikës me nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII në nivel vendi.
Ndërkohë edhe në komunën e Gjakovës Drejtoria Komunale e arsimit në bashkëpunim me aktivet e lëndës së matematikës janë duke u angazhuar që gjithçka në këtë proces të shkoj sipas planifikimeve.
Secila komunë, organizimin e Olimpiadës Matematike Komunale duhet ta bëjë në koordinim me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës e cla njiherit është edhe përgjegjëse për përpilimin e testeve të olimpiadave komunale.
Kujtojmë se data e fundit për aplikim është 15 shkurt, ndërkaq me 19 shkurt do të mbahen garat komunale në ambientet e shkollës Zekeria Rexha, dhe fituesit do të vazhdojnë në kategori tjera shtesë të parapara sipas kritereve të olimpiadës.