Në shkollën fillore ‘’Zef Lush Marku’’ në fshatin Vogovë vijojnë mësimin nxënësit e këtij fshati, si dhe nxënësit e fshatrave Zhub dhe Prush. Edhe përkundër përfshirjes të tri fshatrave prapë numri i atyre që frekuentojnë këtë mjedis shkollor është shumë i ulët.
Ndonëse nga jashtë objekti duket më e vjetër, nga brenda gjithçka është në vendin e saj dhe kushtet për të zhvilluar një proces mësimor janë shumë funksionale, kështu është shprehur përgjegjësja e kësaj shkolle Emonda Berisha.
Mirëpo nxënësit kanë disa kërkesa.
Edhe pse të paktë në numër, dëshira e tyre për të arritur rezultate të mira nuk ka munguar asnjëherë, mirëpo nevoitet edhe profesionalizimi i mësimdhënësve të këtushëm që bashkarisht të krijojnë një klimë pozitive dhe rezultate sa më të mira në mësimnxënie.