Në shkollën e mesme të ulët “Zekeria Rexha” në Gjakovë nxënësit e klasëve të 6-ta, 7-ta, 8-ta dhe të 9-ta për nderë të ditës së mësuesit zhvilluan disa aktivitete nga lwnda e fizikës, të cilat I prezentuan edhe para nxënësve të shkollës Yll Morina dhe shkollës Mehmet Akif. Eksperimentet e krijuara nga nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit janë rezultat i një punë një mujore, tha mësimdhënësja e fizikës Teuta Kerraxhija.
Nxënësit na treguan edhe procesin e punës dhe realizimin e punime të tyre që kanë zgjedhur në këtë ditë.
Ky aktivitet sot bëri të mundshëm diskutimin dhe ndarjen e përvojave të nxënësve të tre shkollave.