Në kuadër të festës së 28 Nëntorit përmes një punimi nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” portretizuan një shqiponjë duke përfshirë fotografitë e martirëve të Gjakovës. Këtë punim ata ia dhuruan shoqatës “Thirrjet e Nënave”, të cilat e vlerësuan atë dhe u shprehën falenderuese për punën e palodhur të këtyre nxënësve.
Kujtojme se aktivitete të shumta u shënuan për nderë të kësaj Feste Kombëtare ku nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës, përmes artit paraqiten më së miri sakrificat e kombit shqiptarë.