“Mallëngjimi” videoklipi nga Elita Hoxha që sjell muzikën dhe natyrën shqiptare

Elita Hoxha sapo ka publikuar këngën e njohur “Mallëngjimi”, këngë kjo e Muharrem Qenës, por kësaj radhe kjo këngë ka të përfshira edhe bukuritë e natyrës shqiptare, për ti përmbledhë pasuritë shqiptare në art e natyrë.

Kjo këngë është sjellë në prag të festës së 28 nëntorit, duke paraqitur kështu vendet e bukuritë shqiptare siç janë, Kosharja me peshe te madhe historike, shkëmbet e pyjet e gjelbëruar përreth lumit te Valbonës, liqenet e bukura te Jezeres, shtigjet e maleve dhe fushave të Plavës e Gucisë, në Syrin e Kaltër të Thethit, në Rugovë të Pejës tek maja perrallore e Hajles, në majën e Pashtrikut, në Vuthaj të malësisë ,Radavc e deri te bukuritë përrallore në majën e Shkelzenit, e cila ngritet mbi çdo gjë duke qenë e mahnitëshme dhe marrëzisht e amshueshme.

Read Previous

Autobusi i Besa Trans me licencë të një autobusi tjetër, 135 herë e kishte kaluar kufirin

Read Next

Nxënësit e SHMU “Emin Duraku” dhurojnë punimet e tyre të 28 Nëntorit shoqatës “ Thirrjet e Nënave”