Nxënësit e SHMU “Emin Duraku” dhurojnë punimet e tyre të 28 Nëntorit shoqatës “ Thirrjet e Nënave”

Në kuadër të festës së 28 Nëntorit përmes një punimi nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” portretizuan një shqiponjë duke përfshirë fotografitë e martirëve të Gjakovës. Këtë punim ata ia dhuruan  shoqatës “Thirrjet e Nënave”, të cilat e vlerësuan atë dhe u shprehën falenderuese për punën e palodhur të këtyre nxënësve.

Kujtojme se aktivitete të shumta u shënuan për nderë të kësaj Feste Kombëtare ku nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës, përmes artit paraqiten më së miri sakrificat e kombit shqiptarë.

Read Previous

“Mallëngjimi” videoklipi nga Elita Hoxha që sjell muzikën dhe natyrën shqiptare

Read Next

Synimi i KB “Vëllaznimit” për sezonin e ardhshëm është pjesëmarrja në Superligë