Nxënësit e fshatrave Kushavec dhe Smaq ecin 4 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë

Këta fëmijë nga fshati Kushavec i komunës së Gjakovës përshkojnë 4 km rrugë cdo ditë për të shkuar në shkollën ‘’Gjergj Fishta’’ në fshatin Bishtazhin. Janë ende të vegjël dhe nënat e tyre duhet ti shoqërojnë ata, kjo për shkak se tash e 2 muaj ju është ndërprerë transporti publik. Të njejtën gjë e bënë çdo ditë edhe Augustin Topalli të cilit i duhet ta dërgoj me makinë vajzën e tij, e përgjatë rrugës ai ndalet ti marrë edhe fëmijet e tjerë të fshatit.

Të njejtin fat e kanë edhe nxënësit e fshatit Smaq, kështu na tregoi Nikolla i cili sot në shkollë kishte ardhur i vetëm në këmbë.

Lidhur me këtë çështje ne kemi pyetur shefin e prokurorimit në komunën e Gjakovës, Faton Gutaj i cili tha se këto dy relacione kanë dështuar për arsye se nuk ka pasur asnjë ofertues.

Ndërkaq nxënësit i lamë me shpresë që së shpejti do të bëhet një zgjidhje për ta.

Read Previous

Në Gjakovë ende nuk ka një vend të veçantë për hudhjen e mbeturinave inerte

Read Next

Kastrati: Ura në rrugën “Mazllum Lakuci” do të rregullohet në muajin prill