Nvidia lanson superkompjuterin më të madh në botë

ABCI-Q është superkompjuteri më i madh kërkimor në botë, i mundësuar nga teknologjia Nvidia.

Nvidia ka njoftuar lansimin e “Qendrës Globale të Kërkimit dhe Zhvillimit për Biznesin nga Teknologjia Kuantike-AI” (G-QuAT), e cila do të strehojë ABCI-Q – superkompjuteri më i madh kërkimor në botë i dedikuar për informatikën kuantike.

Superkompjuteri ABCI-Q integron 2,020 njësi përpunimi grafike (GPU) Nvidia H100, të cilat janë të ndërlidhura duke përdorur platformën e rrjetit Nvidia Quantum-2 InfiniBand.

Sistemi është i lidhur me Nvidia CUDA-Q, një platformë hibride kompjuterike për menaxhimin e pajisjeve dhe softuerëve të nevojshëm për të ekzekutuar aplikacione të dobishme të informatikës kuantike në shkallë të gjerë.

Superkompjuteri AI ABCI-Q përdor gjithashtu një procesor qubit Fujitsu, me rendiment të lartë, procesorin kuantik të atomit neutral të QuEra dhe procesorin fotonik OptQC. E gjithë kjo mundëson një ekosistem hibrid, kuantik-GPU në disa modalitete kubitësh. /Telegrafi/

Read Previous

“Pothuajse gjysma e të rinjve do të preferonin një botë pa internet”

Read Next

Megaoperacion i SPAK dhe Antimafias italiane, 52 urdhër-arreste dhe miliona euro të sekuestruara