Numër i vogël i nxënësve në shkollën fillore “Pjetër Muqaj” në fshatin Guskë

 Në shkollën fillore ‘’Pjetër Muqaj’’ vijojnë mësimin nxënësit e fshatrave Guskë dhe Devë, mirëpo prap se prap numri i nxënësve në këtë shkollë është mjaft i vogël. Kushtet për mësim këtu janë të mira pas investimeve të fundit që janë bërë në sistemin e ngrohjes dhe në fushën sportive, kështu u shpreh drejtori i kësaj shkolle Ukë Kuka.

Nxënësit këtu i gjetëm mjaft të motivuar për mësim, ndonëse kishin edhe kërkesa specifike sa u përket kushteve të mësimit siç ishte një kënd  leximi dhe hapësira të tjera rekreative  për të zhvilluar aktivitetet e tyre jashtëkurrikulare, edhe pse ato nuk ju mungojnë falë angazhimit të mësimdhënësve dhe klimës pozitive që mbretëron në shkollë.

Njëra nga mësimdhënëset e kësaj shkolle është shprehur të jetë shumë e kënaqur me angazhimin e nxënësve.

Investimet e reja në shkollë, përgjegjësia profesionale e secilit mësimdhënës për një mësimdhënënie sa më cilwsore janë edhe stimulim për nxënësit e këtushëm që të tregojnë rezultate sa më të mira.

Read Previous

Presidenca i reagon Vuçiqit për punën e trafostacionit në Vallaq

Read Next

Të hënën pritet të protestojnë sindikatat e shëndetësisë