Numër i madh i pacientëve me Covid 19 në spitalin ” Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 94 pacientë, prej të cilëve 70 janë pozitivë, 9 negativ, dhe 15 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 54 pacientë, ndërsa  me respirator është 1 pacient, dhe me CPAP 1 pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor aktualisht janë 3 mjekë Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 2 tjerë nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.

Nga Shqipëria janë 18 pacientë që po trajtohen për Covid.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 94 janë të zënë, dhe 41 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

​Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Read Next

Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të legjislaturës VIII-të