Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të legjislaturës VIII-të

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje i takon që të propozojnë edhe personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt.

Më poshtë janë kandidatët e zgjedhur për deputetë të cilët pritet të betohen gjatë ditës së sotme. 

Read Previous

Numër i madh i pacientëve me Covid 19 në spitalin ” Isa Grezda”

Read Next

​Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19