Deputetët gjermanë, Michael Roth e Knut Abraham, kanë reaguar ndaj deklaratave të emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës për Këshillin e Evropës, përveç zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit – kusht ky i cili është plotësuar nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut (Parlamentit) të Gjermanisë, Michael Roth, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ka vlerësuar se është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA-të kanë vendosur kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kjo qasje e pa-balancuar e SHBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ulen në sediljen e shoferit, jo SHBA-të”, ka potencuar Roth.
It’s completely incomprehensible that the 🇺🇸 sets extra conditions for Kosovo's membership in the Council of Europe. This unbalanced approach by the US towards Kosovo must finally stop. It’s unfair and unjust. The @coe and its member states sit in the driver’s seat – not 🇺🇸! https://t.co/mi89SJ5AOx— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) March 16, 2024
Në anën tjetër Abraham ka thënë se për anëtarësimin e Kosovës ky institucion vendos si i pavarur.
“I vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë se Asambleja Parlamentare në mënyrë të pavarur do t’i përcaktojë kriteret e anëtarësimit për Kosovën në Këshill të Evropës dhe do ta vlerësojë përmbushjen e tyre”, ka shkruar Abraham.
We appreciate Escobar's concerns, but can assure him that @PACE_news will independently define 🇽🇰 membership criteria for @coe and assess their fulfilment. The US would not fulfil these criteria because of the death penalty. @Dora_Bakoyannis @FrankSchwabe @PACE_President— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) March 15, 2024
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës urdhëroi që Agjencia Kadastrale ta ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që 24 hektarë tokë t’i barten Manastirit të Deçanit.
Kryeministri Kurti tha se ky ishte kushti për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Vendimi i Qeverisë u mirëprit nga aleatët, ndërsa Escobari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë u shpreh se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, një për shpronësimet në Veri dhe tjetra më kryesorja – Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. /Albanianpost.com