Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 1561 qytetarë

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1561 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat kundër coronavirusit.

Gjithashtu, brenda 24 orëve, Policia ka dënuar edhe 1 mijë e 570 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia po ashtu njofton se kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 23 prej tyre me persona të lënduar kurse 27 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se janë arrestuar edhe 32 persona, 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit.

/Telegrafi/ 

Read Previous

Gjakovë, arrestohet një person i dyshuar për fajde

Read Next

Punimet e konventës së ​Agjencive të Lajmeve të Ballkanit nisin në Kosovë