Nuk mungojnë golat, shkëlqimi i futbollistëve kosovarë në Evropë

Ka vazhduar paraqitje fantastike e futbollistëve shqiptarë nëpër kampionatet e ndryshme evropiane.

Gola, asistime dhe ndeshje të mira ka pasur nga futbollistët tanë në klubet ku luajnë.

Edon Zhegrova ka qenë lojtari me notën më të lartë 8,0, pasi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Lille 2-0 ndaj Monacos me dy asistime.

Donis Avdijaj realizoi gol në fitoren e skuadrës së tij Hartberg 0-4 në udhëtim te Austria Lustenau, derisa mori notën 7,8.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Vedat Muriqi 7,6 që ishte më i mirii te skuadra e tij Mallorca në barazimin pa gola 0-0 ndaj Getafes.

Vlerësim të lartë mori edhe mesfushori i talentuar Ismet Lushaku që shkëlqeu për skuadrën suedeze Varbergs si dhe Ibrahim Dresevic. /Telegrafi/

Read Previous

Gjakovë, dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për dhunim

Read Next

Opozita fton Kurtin për raportim në Kuvend për zhvillimet e fundit rreth Asociacionit