Nuk ka pjesë, ndërpret punën fabrika e tankeve në Rusi

Ushtria ukrainase raporton se kompania që prodhon dhe riparon tanke ruse në Chelyabinsk ka pezulluar punën në fabrikën e saj për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se prodhuesit Uralvagonzavod i është dashur të ndalojë prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve, pas bllokimit të importeve nga sanksionet e Perëndimit.

Kompania ukrainase e informacionit dhe konsulencës ushtarake “Defence Express” raporton se Uralvagonzavod është e vetmja fabrikë që kryen montimin e tankeve. Ajo shton se prodhuesi përdor në mënyrë të zakonshme pjesë nga perëndimi./a2news.com/

Read Previous

Letra nga Siria, kërkojmë ndihmë, çfarë do bëhet me ne dhe fëmijët tanë

Read Next

Schmitt në takimin me Kurtin: Kosova ka demokracinë më funksionale në rajon