Nuk ka mbyllje të bizneseve në Gjakovë edhe përkundër masave anti-covid

Sektori i inspektimeve në  komunën e Gjakovës , bashkë me policinë dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës janë duke bërë inspektime të rregullta. Sipas udhëheqësit të sektorit për inspektime në Gjakovë gjatë kësaj periudhe sa janë në fuqi masat e reja nuk ka pasur mbyllje të ndonjë biznesi por vetem gjoba të shqiptuara për bizneset, që kryesisht ushtrojnë veprimatrinë e gastronomisë.

Hoxha tha se nuk ka asnjë tendencë për mbyllje të ndonjë biznesi qëllimisht. Sipas inspektimeve në terren masat janë duke u rrespektuar,por  kjo nuk do të thotë se inspektorati nuk do të ndëshkojë edhe shkeljet më të vogla që mund të vërejnë.

Tutje ai ka theksuar se sipas informatave nga tereni deri më tani, bizneset në Gjakovë, janë ndër më të rregulltat sa I përket rrespektimit të masave andi-covid të paraqitura nga Qeveria e Kosovës.

Read Previous

Kurti: Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë

Read Next

Osmani: Gra e burra të Policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit