Krerët e ekonomive më të mëdha botërore kanë vizituar pjesë të ndryshme të qytetit italian të Romës – madje shkuan edhe të fontana Di Trevi, para se të rikthehen për t’u deklaruar lidhur me ndryshimet klimatike.
Secili prej tyre nga grupi i 20 vendeve me industritë më të zhvilluara në botë, kanë hedhur nga një monedhë në fontanë.
Sipas legjendës, kush hedh monedhë do të rikthehet në Romë. Fontana tregon Neptunin, zotin e detit duke qetësuar ujërat.
Ajo u ndërtua në murin e Pallatit Poli, dhe kështu edhe mori emrin pasi lidh tri rrugët e qendrës së Romës.
Monedhat që hidhen në fontanë çdo ditë nga turistë të shumtë, mblidhen dhe jepen për bamirësi.
/Telegrafi/